Lidhje

Sekretari Gejts thotë se zoti Obama është gati të mbrojë vendin që ditën e parë   


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts paralajmëroi armiqtë e Amerikës që të mos përpiqen të përfitojnë nga Presidenti i zgjedhur Barak Obama kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.

Ministri Gejts u tha sot udhëheqësve të vendeve të Gjirit Persik të mbledhur në Bahrain se zoti Obama është gati siç u shpreh ai “ të mbrojë interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në momentin e parë që do të fillojë detyrën më 20 janar.”

Zoti Gejts tha se të gjithë ata që kanë në plan ta venë në provë vendosmerinë e administratës së presidentit të zgjedhur Obama, do të gabojnë.

Zoti Gejts veçoi Iranin për kritikat, duke përsëritur pohimet e shpeshta të Adminsitratës së Presidentit Bush, se Teherani po përpiqet të destabilizojë Irakun dhe tërë rajonin e Lindjes së Mesme. Ai u bëri thirrje vendeve të Gjirit Persik që të mbështesin qeverinë e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Irakut, si mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë ndikimit iranian. //kk//

XS
SM
MD
LG