Lidhje

Forcat amerikane në Irak, edhe pas afatit të qershorit


Një komandant i lartë ushtarak amerikan në Irak tha se forcat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në qytetet irakiane përtej qershorit, afatit të caktuar për tërheqjen e tyre nga zonat urbane. Gjenerali Reimond Odierno u tha sot gazetarëve në bazën ushtarake të Baladit, në veri të Bagdadit, se trupat do të qëndrojnë nëpër qytetet irakiane me synimin për të ruajtur paqen atje.

Deri tani nuk është e qartë se si do të reagojnë ligjvënësit irakianë ndaj planit të gjeneralit Odierno. Marrëveshja e re amerikano-irakiane e sigurimit, të cilën e miratoi parlamenti irakian muajin e kaluar, kërkon tërheqjen e forcave amerikane nga qytetet irakiane deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts mbërriti sot në Irak për takime me komandantët e lartë, në përgatitje për fillimin e tërheqjes së planifikuar të trupave. //kk//

XS
SM
MD
LG