Lidhje

Guvernatori i Ilinoit, Rod Bllagojeviç mund të japë nesër dorëheqjen


Prokuroja e përgjithshme e shtetit të Ilinoit, Lisa Madigan, tha se kishte dëgjuar njoftime të mjeteve të informacionit se guvernatori i këtij shteti, Rod Bllagojeviç mund të japë nesër dorëheqje për shkak të arrestimit të tij nën akuza për korrupsion.

Prokuroja e përgjithshme Madigan i tha sot rrjetit televiz amerikan, NBC se nuk e di nëse zoti Bllagojeviç është duke shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes apo ndoshta dëshiron vetëm të largohet përkohësisht nga zyra e tij.

Zyrtarja e lartë e Ilinoit tha se në qoftë se zoti Bllagojeviç vendos të largohet përkohësisht nga zyra, ai do të vazhdojë të marrë rrogën, duke ia bërë atij të mundur të paguajë avokatët.
Bllagojeviç u arrestua të martën e kaluar nën akuzat federale se kishte kërkuar ryshfet në shkëmbim për emërimin e një kandidati për të plotësuar vendin që ka lenë bosh Presidenti i zgjedhur, Barack Obama në Senatin amerikan.

Kryeprokurorja Madigan i kërkoi të premtën Gjykatës së Lartë që të shpall guvernatorin Bllagojeviç të paaftë për të kryer detyrën e tij. Ajo tha se beson që shteti i Ilinoit duhet të zhvillojë zgjedhje të posaçme për t’u mundësuar votuesve të vendosin se kush duhet të zërë vendin e zotit Obama në Senat. (ze)

XS
SM
MD
LG