Lidhje

Shtohet presioni ndaj Guvernatorit të Illinoit Rod Bllagojeviç


Ligjvënësit në shtetin Illinoi janë mbledhur sot për të vendosur nëse do t’i heqin menjëherë Guvernatorit Rod Bllagojeviç, disa nga kompetencat e tij pas arrestimit për një skandal korrupsioni.

Anëtarët e Asamblesë së Illinoit pritet të diskutojnë një ligj që do ta pengonte Bllagojeviçin të emëronte dikë në vendin e hapur në Senatin e Shteteve të Bashkuara nga presidenti i zgjedhur, Barak Obama. Ata mund të diskutojnë edhe mundësinë e fillimit të procedurës për shkarkimin e tij.

Demokrati Bllagojeviç u arrestua të martën e kaluar për tentativën për të përfituar financiarisht në rastin e emërimit të individit që do të zinte vendin e zotit Obama në Senat.

Ligjvënësit e Illinoit do të shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e zgjedhjeve të veçanta për caktimin e senatorit për vendin e presidentit të zgjedhur.

Në një zhvillim tjetër, Kryetari i Asamblesë së Illinoit, Majkëll Madigan, tha sot se po emëron një komision për të vendosur nëse ka bazë ligjore për të shkarkuar zotin Bllagojeviç. Shumë politikanë të Illinoit i kanë bërë thirrje atij të japë dorëheqjen ose do të detyrohet të largohet nga posti. //iç//

XS
SM
MD
LG