Lidhje

FMN paralajmëron qeveritë të stimulojnë ekonomitë


Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar u bëri thirrje qeverive dhe bankave qëndrore të marrin masa të fuqishme për të stimuluar ekonominë globale në vështirësi.

Drejtori i FMN-së Domenik Straus Kan tha se pa një paketë stimuluese më të fuqishme, mëkëmbja e parashikuar për në fund të 2009 mund të shtyhet më tej.

Ai tha në një konferencë sot në Spanjë se bota mund të përballet me një recesion global.

Ngadalësimi global po dëmton ekonominë e Kinës. Straus Kan tha se FMN-ja mund të ulë parashikimet për rritjen ekonomike të Kinës vitin e ardhshëm në vetëm 5 përqind.

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zellik tha sot në Pekin se mënyra më e mirë e Kinës për të mbështetur ekonominë botërore është fuqizimi i ekonomisë së saj.

Zoti Zellik tha se paketa stimuluese prej 600 miliardë dollarë e Pinës dhe përpjekje të tjera për të nxitur konsumin e brendshëm do të ndihmojë në zbutjen e varësisë së vendit tek eksportet.//rd//

XS
SM
MD
LG