Lidhje

SHBA: Banka Qendrore i ul përsëri ndjeshëm interesat

  • Beri Ud
  • Uashington

Duke argumentuar se ekonomia po vazhdon të ketë rënie, dje Banka Qendrore amerikane i uli interesat afatshkurtër thuajse në zero.

Rezerva Federale i çoi dje interesat afatshkurtër në nivelin më të ulët që nga koha e themelelimti të Bankës Qendore amerikane, në vitin 1913. Interesat u ulën me 0,75 përqind, duke arritur në 0,25 për qind. Pas përfundimit të takimit dy-ditor, Komiteti i Politikave i bankës prej 12 anëtarësh tha se Banka Qendrore do të përdërë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për të stimuluar aktivitetin ekonomik dhe për të luftuar krizën financiare. Ky ishte shkurtimi i interesave afatshkurtër për të dhjetën herë në 12 muajt e fundit.

Bill Pul la qenë guvernator i Rezervës Federale deri disa muaj më parë.

"Rezerva Fedarel po dërgon mesazhin se do të shtypë kartmonedha pa kufi, deri sa të vihet re një rritje ekonomike,"- tha ai.

Në deklaratën e vet Rezerva Federale thonte se gjendja e ekonomisë amerikane është përkeqësuar që nga takimi i fundit në muajin tetor. Ekonomia amerikane ka një vit që ndodhet në recesion. Prodhimi i përgjithshëm bruto, u rrit vetëm me 0,1 për qind në tremujorin e mëparshëm. Disa analistë presin që në tremujorin e tanishëm të ketë një rritje vjetore negative prej 6 për qind.

Gjatë vitit të kalauar ekonomia amerikane ka humbur rreth 2 milionë vende pune dhe recesioni që po përjeton është më i gjati në 25 vjetët e fundit. Disa analistë madje kanë shprehur shqetësimin se rënia ekonomike do të jetë më e keqja në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjendja e ekonomisë botërore në përgjithësi nuk është aspak më e mirë, në kushtet kur Japonia dhe pjesë të Evropës Perëndimore kanë hyrë në recesion. Ndërsa rritja ekonomike e Kinës, që në fillim të vitit ishte 12 për qind, ka filluar ngadalësimin.

Analistët thonë se masa më e fundit e Bankës Qendrore amerikane u kushtëzua nga kriza 15-mujore e kredive, që ka ngrirë disa sektorë të tregut të kredive. Kështu, pavarësisht se sa të ulëta janë interesat, kreditorët hezitojnë të japin hua, ndërsa bizneset dhe konsumatorët hezitojnë t’i marrin ato.

Tregu i aksioneve reagoi pozitivisht ndaj lajmit të uljes së normës së interesit, edhe më tepër nga ç’pritej. Indeksi Dow i aksioneve shënoi dje një rritje 200 pikësh.//lk


XS
SM
MD
LG