Lidhje

Terapia me hormone. Ginko Biloba paefekt ndaj dementias


Terapia me hormone


Një studim ri arrin në përfundimin se grate e moshuara përfitojnë një sërë të mirash nga terapia me hormone, dhe shumë prej tyre i ndjenë këto përfitime edhe për një kohë të gjatë pas menopauzës. Rezultatet e këtij studimi përbëjnë një siguri më shumë për mjekët të cilët kanë trajtuar për vite grate që vuajnë nga sipmtomat e menopauses.

Në vitet 1990, mjekët në mënyrë të vazhdueshme rekomandonin zëvëndësimin e hormoneve për grate e moshuara, duke besuar se kjo lloj terapie do t’i ndihmonte ato për zemrën dhe simptoma të pakëndshme të menopauses.

Për më pas dolën dolën studimet që e lidhnin terapinë me hormone me shtimin e rrezikut për mpikjes të gjakut, goditje në zemër e kancer në gji. Këto rezultate bënë që shumë gra të hiqnin dorë nga terapia me hormone dhe filluan të trajtoheshin me barna.

Por aktualisht, terapia me hormoneve mbetet trajtimi më i efektshëm për simptomat e menopauses dhe shumë gra thonë se janë të gatshme të marrin parasysh rreziqet e shëndetit vetëm për t’u lehtësuar sado-pak nga simptomat.

Studimi i ri e mbështet këtë ide, duke thënë se të mirat nga terapia me hormone janë më të mëdha sesa rreziqet për ato gra që përjetojnë simptoma të menopauses.

Shkencëtarët morrën nën shqyrtim 5 mijë e 700 gra në Australi, Britani e Zelandën e Re dhe pane se terapia me hormone pakëson simpmtomat e afshit, djersitjeve natën, dhimbjet e kyçeve dhe pagjumësinë.

Rezultatet e studimit mbështesin apo konfirmojnë studimet e tjera që lënë të kuptohet se shumë gra mund të trajtohen me hormone pa frikën e ndonjë rreziku, në rastet kur ato nuk kanë probleme të rënda shëndetësore dhe nëse përdorin doza të vogla për një periudhë sa më të shkurtër kohe.

Vlerat e Ginko Bilobës

Ekspertët thonë se në botë ka të paktën 30 milionë vetë që jetojnë me Dementia, simptomë e Alcajmerit që shkakton humbje kujtese. Në vitin 2050 ky numër mund të arrijë në 100 milionë. Deri tani kërkimet për gjetjen e një kure kanë qënë të pasuksesshme, ndërsa një studim tregon se një bimë e lashtë mjekësore është premtuese.

3 mijë persona të moshuar morën pjesë në një studim për të provuar nëse bima mjekësore Ginko Biloba mund të ndihmojë përmirësimin e kujtesës. Të moshuarve në studim, të moshës mbi 75 vjeç, iu dha tablet 120 miligramësh ginko biloba, dy herë në ditë. Rezultatet ishin zhgënjyese për shkencëtarët, sepse ginko biloba nuk ndikoi në përmirësimin e kujtesës. Madje shoqata amerikane e mjekësisë paralajmëron se kjo bimë mund të jetë e dëmshme. Shumë pjesmarës në studim përjetuan goditje në tru, ndërsa tek ata me sëmundje kardio-vaskulare rreziku për t’u prekur nga dementia u shtua. Doktor DeKosky, një nga autorët e studimit, thotë se ai dhe shkencëtarë të tjerë do të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një trajtimi që do të ndalte keqësimin e humbjes së kujtesës tek të moshuarit. Ndërkohë një studim tjetër mbi Ginko Bilobçn po kryehet nga shkencëtarët në Francë. Shkencëtarët amerikanë besojnë se studimi në Evropë do të japë prova të tjera se Ginko Biloba nuk është në gjendje t’i ndihmojë pacientët me Alcajmer.

XS
SM
MD
LG