Lidhje

Intervistë me Zonjën Shërli Kllojs DioGuardi


Një eksperte amerikane për Ballkanin paralajmëron se Perëndimi po kthehet në politikën e para pavarësisë për Kosovën, me pranimin e kërkesave të Beogradit që sollën planin me gjashtë pika të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun dhe rifutjen në lojë të rezolutës 1244. Shërli Kllojs Dioguardi, këshilltare për çështjet e Ballkanit në Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane shpreh në një intervistë për Zërin e Amerikës shqetësimin për kërcënimin e sovranitetit të Kosovës dhe u bën thirrje udhëheqësve të vendit të veprojnë me forcë kundër kësaj gjendjeje. Intervistën me zonjën Dioguardi mund ta ndiqni të enjten tek Ditari.


XS
SM
MD
LG