Lidhje

Karolajn Kenedi shpreh interes për t'u bërë senatore


Guvernatori i Nju Jorkut tha se Karolajn Kenedi, vajza e presidentit të vrarë Xhon Kenedi ka shprehur interes për vendin e senatit të Hillari Klintonit.

Guvernatori David Paterson tha dje se zonja Kenedi i kishte thënë se është e interesuar për postin.

Vendi i senatores së Nju Jorkut do të mbetet i hapur, kur senatorja Klinton të konfirmohet si Sekretare e Shtetit e zotit Obama.

I takon guvernatorit Paterson që të caktojë pasuesin e zonjës Klinton, që në vitin 2010 do të përballet me zgjedhje.

Karolajn Kenedi jetoi në Shtëpinë e Bardhë deri ditën kur u vra i ati, në nëntor të vitit 1963. Xhaxhai i saj Robert Kenedi, ishte senator i Nju Jorkut, deri kur u vra në vitin 1968. Një tjetër xhaxha i saj, është senatori i Masaçusetsit Ted Kenedi një nga anëtarët më të fuqishëm të Senatit.//lk


XS
SM
MD
LG