Lidhje

SHBA: Rregullatorët marrin masa ndaj firmës piramidale


Rregullatorët financiarë në Shtetet e Bashkuara thonë se do ta mbyllin firmën e investimeve të Bernard Madofit, biznesmeni i akuzuar se kishte ngritur një skemë piramidale 50 miliardë dollarëshe për të mashtruar investitorët.

Korporata për Mbrojtjen e Investitorëve tha dje se ishte e qartë që klientët e firmës së zotit Madof kishin nevojë për mbrojtjen e parashikuar nga ligji federal.

Madof u arrestua më 11 dhjetor dhe është akuzuar për mashtrim investitorësh në një skemë piramidale që doli në pah kur klientët kërkuan paratë e tyre për shkak të krizës financiare.

Autoritetet thonë se Madof kishte përdorur paratë e klientëve të rinj për të paguar investitorë të tjerë. Avokati i zotit Madof ka thënë se klienti i tij do të luftojë ndaj këtyre rrethanave të krijuara. //kk//

XS
SM
MD
LG