Lidhje

Shqipëri: Agjësohet një sasi lënde plasëse


Në Shqipëri ministria e mbrojtjes realizoi sot me sukses asgjësimin e një sasie të konsiderueshme lendesh plasese me permbajtje zhive te depozituara prej vitesh ne tre depo te ish Uzinës së armëve në Poliçan.

Për realizimin e këtij operacioni ishin angazhuar eskpertë të shumtë ushtarakë e civilë për të garantuar asgjësimin pa asnjë rrezik të 113 kilogram lëndë plasëse e cila konsiderohej si një kërcënim serioz për shkak të kushteve jo të përshtatshme në të cilat ato ndodheshin.

Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa që ndoqi nga afër operacionin u shpreh se tashmë brenda fabrikës nuk ka më asnjë zonë të rrezikshme dhe se i hapet rruga vënies në punë të ish Uzinës për procesin e demontimit të armatimeve të vjetëruara.

Një proces i cili siç garantoi Ministri do të nisë pasi të jenë plotësuar të gjitha standartet e sigurisë. Ushtria shqiptare zotëron afër 100 mijë ton armatim që duhet asgjësuar. Një problem i cili doli në pah pas shpërthimit të 15 marsit në Gërdec. //kk//

XS
SM
MD
LG