Lidhje

10 milion për këpucët që u hodhën kundër z. Bush


Një person nga Arabia Saudite ka ofruar 10 milionë dollarë për këpucët e një gazetari irakian i cili u përpoq të godiste Presidentin Bush me to në Bagdad të dielën.

Agjencitë e lajmeve në Lindjen e Mesme njoftuan sot për ofertën e Mohamed Makhafës. Ai citohet t’i ketë thënë televizionit al-Safwa të Kairos se këpuca e hedhur ndaj presidentit amerikan është këpucë e dinjitetit dhe ka vlerë të lartë morale.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters njofton se një egjiptian ka ofruar t’i japë për nuse vajzën e tij 20 vjeçare Muntazer al-Zaidit që hodhi këpucën. (ze)

XS
SM
MD
LG