Lidhje

SHBA: Transplanti i parë pothuajse i plotë i fytyrës


Një ekip mjekësh amerikanë kreu transplantin e parë pothuajse të plotë të fytyrës në Shtetet e Bashkuara.

Klinika e Klivlendit në shtetin e Ohajos njoftoi dje se mjekët e saj e kryen operacionin javët e fundit tek një grua, fytyra e së cilës ishte shumë e shfiguruar. Spitali nuk e bëri publik emrin e saj, apo hollësi të tjera për pacienten, sepse ajo nuk donte të identifikohej.

Ishte transplantimi i katërt i fytyrës që bëhet në botë. I pari u bë në vitin 2005 në Francë. Bëhej fjalë për një grua fytyra e së cilës ishte dëmtuar nga sulmi i një qeni. Izabel Dinuarit iu vu një hundë, mjekër dhe buzët e një dhuruesi.

Transplantimet e fytyrës janë shoqëruar me debate sepse kanë rrezikshmëri dhe bëhen për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit dhe jo për t’ia zgjatur atë. Pacientët rrezikojnë të kenë komplikacione dhe duhet të marrin për gjithë jetën ilaçe gjithë jetën për të shmangur reagimin negativ të organizmit ndaj fytyrës së re. (ze)

XS
SM
MD
LG