Lidhje

Nju Jork: Rregullatorët financiarë hetojnë skemën piramidale


Rregullatorët financiarë në Shtetet e Bashkuara po hetojnë se si arriti një skemë piramidale prej 50 miliardë dollarësh e një menaxheri të Uoll Stritit të mos zbulohej për të paktën një dekadë.

Shefi i Komisionit të Letrave me Vlerë Kristofer Koks tha dje se është shumë i shqetësuar që agjencia e tij disa herë ka dështuar në ngritjen e akuzave të besueshme dhe konkrete për shkeljet e menaxherit Bernard Madof. Zoti Koks urdhëroi një analizë të brendshme të trajtimit të kësaj çështjeje nga agjencia.

Madof akuzohet se ka përdorur përdorur paratë e klientëve të rinj për të paguar investitorë të tjerë duke u krijuar atyre përshtypjen se firma po nxirrte fitime. Ai u arrestua javën e kaluar. Një seancë gjyqësore për këtë rast u anulua sot, por ka mundësi që ai të dalë shumë herë para trupit gjykues për këtë çështje të ndërlikuar. //ii

XS
SM
MD
LG