Lidhje

OSBE komenton mbi projektligjin e dosjeve në Shqipëri

  • Armand Mero
  • Tiranë

Vërejtjeve të djeshme të qeverisë amerikane mbi projektligjin e dosjeve, përmbajtja e së cilit vlerësohej se ngrinte shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore, i është bashkuar edhe OSBE-ja. Kreu i përfaqësisë së kësaj organizate ambasadori Robert Bosh theksoi sot nevojën e përfshirjes të sa më shumë palëve në diskutimet për këtë cështje:

"Është shjumë e rëndësishme për çdo vend që të përballet me të kalurën e tij sidomos me një të kaluar të ashpër siç e ka patur Shqipëria. Sigurisht kjo gjë duhet bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të gjitha palët duhet të kenë rolin e tyre në këtë proces".

Ambasadori Bosh njohu gjithashtu se sipas tij ka disa probleme kushtetuese me nenet e projektligjit duke sugjeruar gjithashtu nevojën e ekspertizës ndërkombëtare:

"Ligje që kanë natyrë kaq të ndjeshme mendoj se përpara se të hidhen në votë duhet ti paraqiten Këshillit të europës dhe Odihrit sepse janë dy institucione të specializuara në këtë fushë dhe mendoj se duhen shfrytëzuuar sepse ato janë të gatshme e mund të japin një mendim më të saktë".

Në muajin korrik, sërish kur projektligji ishte futur në rendin e punës së parlamentit për t’u votuar, ishte ndërhyrja e OSBE-së që bëri të mundur shtyrjen. Edhe atëherë ambasadori Bosch theksonte nevojën e një debati të gjerë e të hapur me përfshirjen e sa më shumë aktorëve dhe nënvizonte se çështja nuk do të zgjidhej përfundimisht pa arritjen e një konsensusi të gjerë dhe se rihapja e vazhdueshme e kësaj çështjeje do të ishte në dëm të zhvillimit të Shqipërisë.

Ende nga shumica megjithate nuk ka publikisht një qëndrim se si do të veprojë pas qëndrimit të djeshëm amerikan. Një qëndrim i cili haptazi shprehte nevojën për t’i dhënë më shumë kohë debateve por dhe përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Kritikat e ekspertëve, shoqëtës së gjyqtarëve apo dhe të opozitës për shkelje të kushtetutës, shumica i ka konsideruar si të pabaza. Zyrtarisht mbetet në fuqi vendimi i parlamentit për ta votuar projektligjin të hënën e ardhshme. (ze)

XS
SM
MD
LG