Lidhje

Plane emergjence për presidentin e ri


Gazeta Nju Jork Tajms njofton se Shtëpia e Bardhë ka hartuar dhjetra plane emergjence për të ndihmuar presidentin e zgjedhur Barak Obama të përballet me një krizë ndërkombëtare nëse një krizë e tillë do të ndodhte në ditët e tij të para në detyrë.

Një artikull i sotëm i gazetës thotë se planet janë pjesë e një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga presidenti i tanishëm Bush për të siguruar një kalim të lehtë të pushtetit, i pari që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Gazeta thotë se në memorandumet e Shtëpisë së Bardhë imagjinohen një llojshmëri skenarësh të rrezikshëm, si përshembull një shpërthim bërthamor nga Koreja e Veriut, një sulm terrorist mbi sistemet e kompjuterave në Shtetet e Bashkuara apo shpërthimi i një krize në Lindjen e Mesme. Në secilin rast, planet parashtrojnë zgjidhjet e mundshme për zotin Obama. (ze)

XS
SM
MD
LG