Lidhje

Shqipëria përfundon misionin ushtarak në Irak


Shqipëria përfundoi misionin e saj ushtarak në Irak ku sot u organizua një ceremoni në të cilën mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës bëri të ditur përfundimin e angazhimit të trupave shqiptare.

Për arsye sigurie vizita e ministrit Oketa në Irak nuk ishte njoftuar publikisht. Ministria e mbrojtjes tha sot se zoti Oketa dhe kontingjenti i ushtarakëve shqiptarë do të kthehen në atdhe të shtunën. Janë 218 efektiva, oficerë dhe ushtarë, të cilët kanë shërbyer në Bagdad dhe Mosul. Shqipëria ishte ndër vendet e para që iu përgjigj thirrjes së Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në operacionin Liria e Irakut. Shqipëria është e angazhuar me njësitë e saj elitë edhe në Afganistan. //rd//

XS
SM
MD
LG