Lidhje

Haga: Çdo marrëveshje imuniteti për Karaxhiçin - e pavlefshme


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës ka vendosur se çdo marrëveshje që i jep imunitet ndaj ndjekjes penale një të dyshuari të akuzuar do të jetë e pavlefshme.

Gjykata e Hagës vendosi sot se një marrëveshje që i jep imunitet ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç do të jetë e pavlefshme pasi shkel ligjin ndërkombëtar.

Karaxhiç pretendon se i dërguari amerikan për paqen Riçard Holbruk kishte rënë dakort për një marrëveshje që i jepte ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes imunitet ndaj ndjekjeve penale në se tërhiqej nga jeta publike. Zoti Holbruk mohon të ketë bërë një marrëveshje të tillë.

Por gjykata urdhëroi prokurorët ti japin Karaxhiçit çdo dokument nga takimet në korrik të vitit 1996 me zotin Holbruk, përfshi ato që mund të parashtrojnë negociatat për imunitet.

Gjykata ngriti padi ndaj Karaxhiçit për gjenocid dhe krime lufte për rolin e tij gjatë konflitit në Bosnje-Hercegovinë. (ze)

XS
SM
MD
LG