Lidhje

BE: Kroacia dhe Sllovenia të ruajnë qetësinë


Zyrtarë të Bashkimit Europian këshilluan Kroacinë dhe Slloveninë që të ruajnë qetësinë, pavarësisht mosmarrëveshjeve kufitare të cilat pengojnë progresin e bisedimeve për pranimin e Kroacisë në BE.

Bashkimi Europian dhe zyrtarë kroatë përfunduan sot bisedimet për tre tema të tjera mes 35 pikave të negociatave për këtë çështje, duke arritur marrjen në shqyrtim deri tani të 22 prej tyre. Kroacia shpresonte të përfundonte një sërë temash, dhe të hapte diskutimet për disa të tjera. Por Sllovenia i ka bllokuar bisedimet për çështjet e tjera, për shkak të mosmarrëveshjeve kufitare.

Komisionieri për Politikat e Jashtëme Olli Rehn dhe ministri francez i shtetit për politikat europiane, Bruno Le Mari, vendi i të cilit mban kreysinë e radhës së BE, shprehën keqardhje për veprimet e Sllovenisë të cilat mund të vonojnë Kroacinë për t’u futur në BE brenda vitit 2009.

Kryeministri slloven Borut Pahor tha kohët e fundit se qeveria e tij mund të bllokojë bisedimet e Kroacisë mbasi qeveria e Zagrebit paraqiti dokumentat e negociatave të cilat, sipas tij, paragjykojnë kufijtë aktualë. //ii

XS
SM
MD
LG