Lidhje

Shqipëri: Sulmohet me grushta gazetari Luan Kondi


Në Shqipëri, zëvendëskryeredaktori i gazetës Albania, Luan Kondi është qëlluar mbrëmë në hyrje të redaksisë së gazetës.

Vetë zoti Kondi tregoi sot se një grup personash që kishin zbritur nga një makinë aty pranë e kishin sulmuar duke e goditur me grushta. Ende nuk janë të qarta motivet e këtij sulmi. Gazetari Kondi tha se sipas tij ky sulm lidhet me punën e tij. Pasdite policia njftoi se është ndaluar një prej agresorëve.

Ka reaguar sot pasdite edhe kryeministri Sali Berisha i cili ka folur për një akt të shëmtuar kriminal dhe ka kërkuar kapjen e autorëve. Nga ana e saj opozita ka gjetur rastin për të sulmuar qeverinë.

Deputeti socialist Musa Ulqini tha se sipas tij klima e marrdhënieve të qeverisë me mediat po jep shenja shumë shqetësuese acarimi, në dëm të lirisë së shtypit, në kushtet kur dhunohen gazetarët e kur - shtoi ai - media të pavarura kërcënohen në ekzistencën e tyre, me nxjerrje arbitrare nga godinat e punës, duke iu referuar kështuj vendimit të qeverisë për prishjen e kontratës për një ndërtesë dhënë shoqërisë botuese të gazetës Tema, kritike e ashpër ndaj qeverisë. //ii

XS
SM
MD
LG