Lidhje

Vatra: Ligji i dosjeve të ishte miratuar në vitet e para të demokracisë


Ndërkohë, këtu në Shtetet e Bashkuara, Shoqata Shqiptaro-Amerikane Vatra ka bërë një deklaratë lidhur me çështjen dosjeve, ku midis të tjerash thuhet se ligji për pastërtinë e figurave duhej të ishte miratuar dhe të kishte hyrë në fuqi në vitet e para pas përmbysjes së diktaturës komuniste.

Ky ligj, thuhet në deklaratën e Shoqatës Vatra, synon vetëm të vendosë të drejtën, dhe pa respektimin e së drejtës nuk mund të ketë paqe e drejtësi në një shoqëri. Vatra i bën thirrje parlamentit shqiptar që ta miratojë ketë ligj pa vonesë. Ajo gjithashtu i kërkon opozitës së majtë të jetë pjesë kontribuese e këtij proçesi, duke dëshmuar që është shkëputur nga çdo lidhje apo nostalgji për të shkuarën.

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndau ditët e fundit një deklaratë në emër të qeverisë amerikane, ku bënte thirrje që të zhvillohet një debat i hapur publik për projktligjin e dosjeve, që ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore, dhe se ai duhet të studjohet nga ekspertet ligjore ndërkombetarë. //bsa//

XS
SM
MD
LG