Lidhje

Zimbabve: SHBA nuk mbështesin ndarjen e pushtetit


Shtetet e Bashkuara thonë se nuk mund ta mbështesin më një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në Zimbabve, e cila do ta linte Robert Mugaben në postin e Presidentit.

Zyrtarja e lartë amerikane për Afrikën, Xhendai Frejzhër e njoftoi këtë vendim në Pretoria.

Zonja Frejzher tha se SHBA kanë humbur besimin se zoti Mugabe është i aftë për ndarjen e pushtetit. Ajo e përshkoi zotin Mugabe si një njeri që sipas saj, e ka humbur lidhjen me realitetin. Zonja Frejzher tha se i ka bërë thirrje fqinjëve të Zimbabves ta shtojnë trysninë ndaj zotit Mugabe.Por Afrika e Jugut tha sot se një qeveri uniteti mes Partisë së zotit Mugabe dhe opozitës mbetet shpresa e vetme e Zimbabves për ndryshim. //mm//
XS
SM
MD
LG