Lidhje

Dik Çejni: Trajtimi i të burgosurve të Guantanamos justifikohet në kohë lufte


Nën Presidenti amerikan, Dik Çejni mbrojti politikën e Presidentit Bush ndaj trajtimit të të burgosurëve, mbikqyrjen e terroristëve dhe mbledhjen e informatave të zbulimit, duke i cilësuar ato si veprime që justifikohen në kohë lufte.

Gjatë një interviste me rrjetin televiziv amerikan, "Fox News" që u transmetua sot, Zoti Çejni tha se politikat e adminsitratës janë shkaku kryesor që vendi nuk është sulmuar nga terroristët gjatë 7 vjetëve të fundit.

Zoti Çejni shprehu bindjen se Presidenti Xhorxh Bush ushtroi autoritetin e tij kushtetues për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit.

Zoti Çejni hodhi gjithashtu poshtë një kritikë të nën-preisdentit të zgjedhur, Xho Bajden i cili zotin Çejni e ka cilësuar si nën-presidentin më të rrezikshem në historinë amerikane. Zoti Çejni tha se deklarata të tilla ai nuk i merr me shumë seriozitet.

Adminsitrata e Presidenti Bush është kritikuar si brenda, ashtu edhe jashtë vendit për politikat e tij të luftës kundër terrorit, përfshirë burgosjen e të dyshuarve pa akt-akuza dhe përdorimin e teknikave të rrepta të marrjes së tyre në pyetje.//lk

XS
SM
MD
LG