Lidhje

Në Shqipëri miratohet ligji për dosjet


Përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për të shtyrë votimin e ligjit për dosjet, shumica e realizoi atë në seancën e pasdites së sotme (22 dhjetor) me 74 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë dhe drejtori i zyrës së ODIHR-it , kërkuan sot sërish shtyrje duke deklarur se ligji ka implikime serioze kushtetuese dhe politike. Por kryeministri Berisha, ashtu si dhe mbrëmë konfirmoi se ligji është plotësisht kushtetues sipas tij dhe se miratimi nuk është sfidë ndaj askujt por detyrim moral. Nga ana e tij kryetari socialist u shpreh për një ligj të ri të dosjeve dhe kërkoi miratimin sa më shpejt të kodit zgjedhor.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG