Lidhje

Më pak pensionistë në Florida


Sekserët në shtetin jugor Florida të Shteteve të Bashkuara thonë se po ndjejnë pasojat e rënies së ekonomisë amerikane pasi bashkë me të është ulur edhe numri i atyre klientëve që vijnë në Florida për të kaluar muajt e dimrit.

Disa nga këta klientë, që zakonisht janë pensionistë të moshuar e që quhen “zogjt e dëborës”, edhe kur vijnë qendrojnë për një kohë më të shkurtër se më parë.

Plazhet e bukura dhe koha e ngrohtë gjatë gjithë vitit, e bëjnë plazhin Kokoa të Floridës destinacion për pensionistët. Qidra mijra të moshuar shkojnë në Florida çdo vit për t’iu larguar dimirit të ftohtë në veri.

Por ekonomia në krizë e Amerikës ka sjellë edhe uljen e këtij numri.DURGIN SOUNDUP "Tani është e vështirë". Lisa Durgin është seksere në plazhin Kokoa: "Unë mendoj se është ndikimi i ekonomisë në përgjithësi".

Kur njerëzit janë të moshuar dhe në pension, duan ta kalojnë dimrim në vende të ngohta ose sa më pranë shtëpisë.

Por kur situata financiare ndryshon ata kanë frikë të shpenzojnë”. Lisa Durgin thotë se disa sekserë kanë arritur të japin me qera vetëm gjysmën e shtëpive të ziheshin zakonisht. Abe Pizam i Shkollës Rosen të Mikpritjes në Universitetin e Floridës Qendrore thotë se disa pensionistë kanë humbur fondet e pensionit gjatë krizës financiare në Shtetet e Bashkuara dhe po shikojnë mundësi për të kursyer para.

Ata po përpiqen të gjejnë destinacione më të lira se sa Florida për të kaluar dimrin. "Ata qendrojnë në shtëpi ose shkojnë në vende si Karaibet apo Amerika Latine, si për shembull në Argjentinë, ku shkëmbimi i dollarit është shumë i favorshëm për amerikanët”. Abe Pizam thotë se nuk janë vetëm amerikanët ata që po ndryshojnë planet e tyre.

Ai thotë se kriza ekonomike botërore dhe forcimi kohët e fundit i dollarit amerikan e kanë bërë Floridën më të shtrenjtë për pensionistët se sa vende të tjera. SOUND UP Bob Slack, një pensionist nga Ontario e Kanadasë, kalon dimrin duke luajtur golf në Florida.

Ai ka shkuar atje përsëri këtë vit megjithë shqetësimet rreth ekonomisë kanadeze. ROBERT SLACK - CANADIAN SNOWBIRDS ASSOCIATION "Po diskutohet se ky tremuajor dhe i pari i vitit 2009 do të jenë të vështirë”. Bob Slack përfaqëson Shoqatën Kanadeze të Pensionistëve.

Ai thotë se 2.7 milion kanadezë shkuan në Florida gjatë dimrit të vitit të kaluar.

Në total ata shpenzuan rreth tre miliardë dollarë në Florida në vitin 2007, rreth 18 përqind më shumë se sa në vitin 2006, sipas një firme statistikore të Kanadasë. Ndërsa Bob Slack shpreson që një numër i madh kanadezësh të shkojnë përsëri në Florida këtë dimër, ai pranon se shumë pensionistë në komunitetin e tij janë të shqetësuar. “Ata shqetësohen se nuk mund të qendrojnë gjatë si më parë.Tani për tani ata po qendrojnë në shtëpi për të kursyer para”. Shifrat e fundit të qeverisë së Floridës e konfirmojnë këtë prirje.

Numri i përgjithshëm i vizitorëve në këtë shtet ka rënë 3.2 përqind në tremuajorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. //rd//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG