Lidhje

KE dhe ambasada e SHBA reagojnë për  ligjin e dosjeve


Këshilli i Europës dhe ambasada amerikane në Tiranë kanë reaguar sot pas miratimit më 22 dhjetor nga parlamenti shqiptar të ligjit të dosjeve. Këshilli i Europës shprehet se ligji mund të krijojë hapësira për t'u shqetësuar se do të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do të rregullojë. Thellësisht e shqetësuar është shprehur edhe ambasada amerikane sipas së cilës ligji ngre pikëpyetje serioze ligjore, qeverisëse dhe kushtetuese te partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, siç njofton nga Tirana korrespondenti ynë Armand Mero, Kryeministri Berisha edhe sot ka folur për një vendim historik të parlamentit shqiptar. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG