Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama do të bëjë betimin me  Biblën e  Linkolnit


Presidenti i zgjedhur Barak Obama do ta bëjë betimin më 20 janar me Biblën e përdorur nga Abraham Linkolni më shumë se 100 vjet më parë.

Komisioni për Inugurimin e Presidentit tha se zoti Obama do të jetë presidenti i parë që do të betohet me këtë Bibël që nga inaugurimi i Linkolnit në vitin 1861. Zoti Obama do të jetë presidenti i parë afrikano-amerikan i vendit.

Drejtori Ekzekutiv i Komisionit të Inaugurimit thotë se zoti Obama ka shprehur mirënjohje të thellë që Biblioteka e Kongresit e ka lejuar të përdorë këtë Bibël për ceremoninë e betimit. Bibla, e cila ka kapakë me kadife të kuqe ruhet në Bibliotekën e Kongresit amerikan.

Zoti Obama e filloi fushatën presidenciale përballë ndërtesës së Kapitolit në Springfild të shtetit Ilinoi, ku Linkolni ishte ligjvënës para se të bëhej një ndër presidentët më të rëndësishëm në historinë amerikane, duke e udhëhequr vendin gjatë luftës civile dhe në procesin e eliminimit të skllavërisë. //iç//

XS
SM
MD
LG