Lidhje

Greqi: 2 mijë demonstrues marshojnë nëpër rrugët e Athinës


Të paktën 2 mijë demonstrues marshuan sot nëpër rrugët e Athinës duke përtëritur protestat që filluan pas vrasjes së një të riu nga policia rreth 3 javë më parë.

Demonstruesit hodhën parrulla kundër policisë, ndërsa disa të rinj përmbysën një makinë të policisë. Gjatë marshimit nuk pati të plagosur.

Më herët, një njeri i armatosur qëlloi me disa plumba ndaj një makine me policë, por nuk shkaktoi viktima. Zyrtarët thonë se incidenti ndodhi kur mikrobuzi po kalonte pranë një kampusi universitar në Athinë.

Sipas ligjit grek, policët mund të hyjnë vetëm me leje në mjediset universitare.

Këto janë protestat më të dhunëshme në dekada që përfshinë Greqinë në fillim të këtij muaji kur një 15 vjeçar u vra nga policia në Athinë. Zemërimit të shkaktuar nga kjo vrasje iu shtua edhe pakënaqësia kundër korrupsionit qeveritar dhe vështirësive ekonomike. //iç//

XS
SM
MD
LG