Lidhje

Raport i ekipit të z.Obama për guvernatorin e Illinoit


Nënpresidenti i zgjedhur amerikan Xho Bajden thotë se një raport që pritet të dalë sot (23 dhjetor) nuk tregon asnjë problem në kontaktet me guvernatorin e shtetit Illinoi, Rod Bllagojeviç, i akuzuar se u përpoq të shiste postin e senatorit të lënë vakant nga presidenti i zgjedhur Barak Obama.

Zoti Bajden tha në Uashington se raporti do të tregojë që personeli i zotit Obama ose ekipi i tranzicionit nuk ka bërë asnjë gabim.

Zoti Obama tha javën e kaluar se nga një shqyrtim i brendshëm doli se midis personelit të tij dhe guvernatorit Bllagojeviç nuk ka patur asnjë kontakt të papërshtatshëm. Presidenti i zgjedhur tha se kishte vendosur t’i mbante të papublikuara këto informacione deri këtë javë me kërkesën e prokurorëve federalë, të cilët shqetësoheshin se publikimi i hollësisve më herët mund të dëmtonte hetimet.

Bllagojeviç u arrestua para dy javësh nën akuzat për korrupsion. Thuhet se ai ishte përpjekur të siguronte përfitime personale për të caktuar personin për të zënë postin e senatorit Obama në Senat. Guvernatori i Ilinoit i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG