Lidhje

Parlamenti i Shqipërisë miraton ligjin e debatueshëm të dosjeve


Parlamenti i Shqipërisë miratoi mbrëmë një ligj të debatueshëm, i cili nuk lejon të mbajnë poste publike njerëz me lidhje me policinë sekrete të epokës komuniste, që ka lujtur rol në keqtrajtimin e njerëzve.

Ligjvënësit shqiptarë e miratuan ligjin mbrëmë, megjithë bojkotimin e thuajse gjysmës së anëtarëve të Parlamentit, shumica e tyre të Partisë Socialiste të opozitës. Ata thanë se druhen se kryeministri Sali Berisha do ta shfrytëzojë ligjin kundër kundërshtarëve të tij politikë.

OSBE-ja, si dhe SHBA, i bënë thirrje Parlamentit ta shtyjë votimin e këtij ligji. OSBE-ja tha se ai ngre probleme serioze konstitucionale. Por përkrahësit e ligjit thonë se është koha që Shqipëria ta pastrojë veten nga përfaqësuesit e së kaluarës staliniste nën diktaturën e Enver Hoxhës.

Dhjetra mijëra shqiptarë u ekzekutuan, ose burgosën nga policia sekrete, Sigurimi i Shtetit, mes viteve 1944, kur nazistët u nxorrën jashtë vendit, e deri në rënin e sistemit komunist në vitin 1990. //lk


XS
SM
MD
LG