Lidhje

Maqedonia, biznesi dhe vizat


Komuniteti i biznesit në Maqedoni thotë se po hasë në vështirësi gjatë marrjes së vizave për në vendet e Bashkimit Evropian dhe se kjo pengesë bën që kompanitë e vendit të shënojnë ulje në tregëtinë me vendet evropiane. Qeveria e Maqedonisë shpreson se Bashkimi Evropian, vitin e ardhshëm do të bëjë lehtësimin e dhënies së vizave për shtetasit e Maqedonisë. Por nga Brukseli ende nuk ka shenja të qarta se kjo do të ndodhë ashtu siç shpresojnë autoritetet në Shkup.

XS
SM
MD
LG