Lidhje

Kapet me armë “Mbretëresha e Amerikës Hispanike”


Autoritetet meksikane thonë se një mis nga shteti Sinaloa, i njohur për aktivitetet e drogës, u arrestua pasi u gjet në një kamion plot me armë së bashku me persona të tjerë të dyshuar si trafikantë.

Zyrtarët thonë se 23 vjeçarja Laura Zuniga u arrestua së bashku me 7 persona të tjerë në një postbllok ushtarak pranë qytetit Guadalahara. Zyrtarët thanë se ata as që e mendonin se edhe Zuniga do të ishte në kamion, ku ndodheshin telefona celularë, para, pistoleta, pushkë dhe plumba.

Në muajin korrik, Zuniga fitoi titullin Mis Sinaloa ndërsa në një garë tjetër ajo u bë Mbretëresha e Amerikës Hispanike për vitin 2008. //ii

XS
SM
MD
LG