Lidhje

Guine: Ushtarakët e grushtit të shtetit do të shpallin presidentin


Një grup ushtarak që pretendon se ka nën kontroll Guinenë ka emëruar një udhëheqës, të cilin ka në plan ta shpallë si president të vendit.

Në një deklaratë, drejtuesit e grushtit të shtetit që e quajnë veten si Këshilli Kombëtar për Demokraci dhe Zhvillim, thanë se kapiteni Musa Camara është zgjedhur si kreu i juntës. Ata thanë se ai do të shpallet edhe si kreu i shtetit. Ndërkohë, ata njoftuan se ndalim-qarkullimi fillon sot dhe se zgjedhjet do të zhvillohen brenda dy vjetësh.

Kapiteni Camara akuzoi gjithashtu qeverinë civile se po përpiqet të sjellë në vend mercenarë të huaj. Agjencia Associated Press citoi kryeministrin Ahmed Tidane Soure të ketë thënë se akuzat nuk janë të vërteta.

Kryeministri, shefi i ushtrisë dhe kryetari i parlamentit thanë se qeveria civile është ende në fuqi. Ata thanë se grushti i shtetit është i mbështetur vetëm nga një numër i vogël ushtarësh dhe se qeveria po punon për të rivendosur rendin. //ii

XS
SM
MD
LG