Lidhje

Papa Benedikti bën thirrje për paqe dhe harmoni në botë


Papa Benedikti bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe Afrikë gjatë përshëndetjes së Krishlindjeve në Vatikan.

Duke folur për mijëra njerëz në Bazilikën e Shën Pjetrit sot në Romë, papa bëri thirrje për dritë të shenjtë mbi Betlehemin për të ndriçuar më mbarë Tokën e Shenjtë ku situata mes Izraelit dhe palestinezëve duket e zymtë.

Papa shprehu gjithashtu keqardhje për situatën në Zimbabve, Republikën Demokratike të Kongos, Darfur dhe Somali.

Në Betlehem, vendlindja tradicionale e Jezu Krishitit, Partiarku Fuad Tual u lut gjithashtu për paqe gjatë shërbesave.

Tual, drejtuesi katolik i Tokës së Shenjtë tha se lufta nuk prodhon paqe, burgjet nuk garantojnë stabilitet dhe muret e larta nuk sjellin siguri.

Shumë besimtarë të krishterë që u mblodhën të dëgjonin fjalimin e partriarkut kishin kaluar përmes një muri betoni që ndan Betlehemin nga Jeruzalemi.//rd//

XS
SM
MD
LG