Lidhje

19 të vrarë nga shpërthimi në një ndërtesë banimi në Ukrainë


Autoritetet në Ukrainë thanë se 19 veta, përfshi dy fëmijë kanë vdekur dhe të paktën 24 të tjerë figurojnë të zhdukur pas një shpëthimi në një ndërtesë banimi në qytetin qyetin Jev Patoria në Krime.

Ekipet e shpëtimit po gërmojnë në rrënoja sot për të gjetur të mbijetuar nga shpërthimi që shkatërroi ndërtesën pesë katëshe të mërkurën.

Ata thanë se 21 njerëz janë shpëtuar deri tani.

Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko dhe presidenti Viktor Jushçenko shkuan sot në Jev Patoria për tu takuar me zyrtarët.

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka ofruar të dërgojë personel të marinës nga flota ruse në Detin e Zi për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Autoritetet po punojnë për të betur shkakun e shpërthimit. Raportet paraprake tregojnë se ai mund të ketë ndodhur nga cilindrat e oksigjenit apo acetilenit që mund të kenë qënë të vendosura në qilarin e ndërtesës.

XS
SM
MD
LG