Lidhje

Kina do të tregëtojë juanin në transaksionet ndërkombëtare


Kina thotë se do të lejojë monedhën e saj të përdoret në transaksione të kufizuara ndërkombëtare – hapi i parë drejt kthimit të saj në një monedhë ndërkombëtare.

Qeveria njoftoi sot se do të lejojë juanin të përdoret në transaksione mes dy zonave të mëdha industriale dhe territoreve në Hong Kong dhe Makao.

Juani do të përdoret gjithashtu në provincat jugore kineze GuangXi dhe Hynan dhe vendet anëtare të ASEAN-it.

Deklarata nuk saktëson se kur do të fillojë zbatimi i kësaj nisme apo sa do të zgjasë ajo.

Shtetet e Bashkuara thonë se juani është i nënvlerësuar pasi nuk tregëtohet në treg të hapur, duke u thënë eksportuesve kinezë një avantazh të padrejtë në çmim. //rd//

XS
SM
MD
LG