Lidhje

Egjipti, thirrje Izraelit dhe Hamasit të ndalin luftimet


Egjipti i bëri thirrje Izraelit dhe grupit palestinez Hamas të ndalin luftimet për të shuar rritjen e dhunës përgjatë kufirit Izrael-Gaza.

Ministri i jashtëm egjiptian Ahmed Abul-Geit e bëri thirrjen sot pas bisedimeve që zhvilluan në Kajro presidenti Hosni Mubarak dhe ministrja e jashtme izraelite Tzipi Livni.

Abul-Geit tha se shpreson që Izraeli dhe Hamasi të vazhdojnë armëpushimin që përfundoi javën e kaluar. Por ai shtoi se do të jetë e vështirë për Egjiptin që të bindë të dyja palët ndërsa shkallëzohet dhuna.

Egjipti ndihmoi në ndëmjetësimin e armëpushimit gjashtë-mujor mes Hamasit dhe Izraelit.

XS
SM
MD
LG