Lidhje

Pozita dhe opozita miratojnë projektligjin për Prokurorinë


Në Shqipëri, pozita dhe opozita miratuan sot me konsensus në komisionin e ligjeve, projektligjin e hartuar nga qeveria për Prokurorinë. Ky ligj në muajt e shkuar u bë objekt diskutimesh të shumta dhe fillimisht u kritikua se synon ndërhyrje në pavarësinë e prokurorisë. Por më pas ai është ripunuar me ndihmën ligjore ndërkombëtare. Kjo ishte edhe arsyeja, që opozita u deklarua në favor dhe komisioni nuk mori parasysh as dy vërejtje të bëra nga Kryeprokurorja Ina Rama e të konsideruara si serioze prej saj. Njofton nga Tirana korrespondenti ynë Armand Mero. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG