Lidhje

Media serbe: Mlladiç, gjithnjë e më i rrezikshëm


Një njoftim i televizionit serb e cilëson të akuzuarin për krime lufte Ratko Mlladiç si një “bombë me sahat” që do të vriste njerëz të pafajshëm së bashku me ata që e kanë ndihmuar t’u fshihet autoriteteve.

Kanali shtetëror televiziv tha dje se pas vitesh të tëra në arrati, Mlladiç është tani një person me probleme mendore.

Njoftimet citojnë agjentët që janë në kërkim të Mlladiçit, sipas të cilëve ai sillet si një individ i sprovuar me jetën në ilegalitet. Po sipas tyre, ai i detyron rojet personale të provojnë ushqimin që ha, për të shmangur helmimin. Njoftimi thekson më tutje se Mlladiç nuk ka ndër mend të dorëzohet. Por nuk thuhet se si agjentët e kanë mbledhur këtë informacion për një person që është tepër i kujdesshëm për të mos u kapur.

Mlladiç kërkohet nën akuzat për gjenocid, përfshirë masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë rreth 8 mijë djem dhe burra myslimanë. //ad//

XS
SM
MD
LG