Lidhje

SHBA:  Shitësit me pakicë  ulin në masë çmimet


Në Shtetet e Bashkuara, shitësit me pakicë po ulin në masë çmimet, një përpjekje e dëshpëruar kjo për të nxjerrë fitime në kushtet e rënies ekonomike. Sot dyqanet në Shtetet e Bashkuara u hapën me oferta skontosh deri në 70% me shpresën që të rigjallërojnë sezonin e blerjeve të fundvitit, i cili ka qenë zhgënjyes për shitjet me pakicë.

Fitimi vjetor i dyqaneve amerikane varet në një masë të madhe nga shitjet në javët e fundit të vitit. Por kompania e studimeve të tregurt, ShopperTrak thotë se vizitat e klientëve në dyqanet e shitjeve me pakicë përpara Krishtlindjeve ranë 24 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Një studim tjetër tregon se shitjet me pakicë ranë deri në 4 përqind.

Ka gjithashtu shenja se rënia e shpejtë e kërkesës po e dëmton rëndë ekonominë japoneze e cila varet nga eksportet. Japonia njoftoi se prodhimi industrial ra më shumë se 8 përqind në muajin nëntor krahasuar me një muaj më parë, rënia më e madhe e regjistruar deri më sot. Disa ekonomistë paralajmërojnë se prodhimi industrial i vendit po bie në humnerë. //iç//

XS
SM
MD
LG