Lidhje

Në Rripin e Gazës vriten dy vajza palestineze


Dy vajza palestineze u vranë në Rripin e Gazës, ndërkohë që palestinezë të armatosur vazhduan të qëllonin me raketa dhe mortaja në teritorin e Izraelit, pa marrë parasysh kërcënimet e këtij të fundit se do të ndërmarrë operacione ushtarake në teritor.

Burime mjeksore palestineze thonë se vajzat u vranë kur predhat e hedhura sot nga personat e armatosur goditën gabimisht një shtëpi në qytetin Beit Lahija nëveri të Gazës.

Hamasi thotë se po heton shkakun e shpërthimit, që la të paktën edhe tre të plagosur. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ushtria izraelite thotë se ekstremistët në Gaza hodhën sot 10 raketa dhe mortaja në pjesën jugore të Izraelit. Nuk u njoftua për viktima në Izrael.

Sulmet u kryen një ditë pasi Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, paralajmëroi se nuk do të hezitojë t’i japë urdhër ushtrisë të godasë Hamasin, që qeveris Rripin e Gazës, dhe Xhihadin Islamik. //iç//

XS
SM
MD
LG