Lidhje

Historia e tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë


Në Shtetet e Bashkuara, tranzicioni presidencial është një proces i koreografuar me kujdes. Në kohë lufte dhe stresi ekonomik ai merr një rëndësi më të madhe. Numërimi prapa për administratën e re ka filluar ndërsa afron Dita e Inagurimit.

Para Ditës së Zgjedhjeve në nëntor, punonjësit e ndërtimit ishin duke punuar para Shtëpisë së Bardhë një podium për Ditën e Inagurimit. Përgatitje të tjera po bëhen brenda Shtëpisë së Bardhë për transferimin e parë të pushtetit në kohë lufte në katër dekada.

Procesi i tranzicionit fillon përpara se të hidhet vota e parë dhe në kohën që janë dhënë rezultatet, ai është në vazhdim.

"Ky transferim paqësor i pushtetit është simboli i demokracisë së vërtetë. Dhe siguria që ky tranzicion të shkojë sa në qetë që të jetë e mundur është përparësia e presidencës sime".

Nocioni i procesit zyrtar të tranzicionit filloi në vitin 1952 kur Duajt Ajzenhauër pasoi Harry Trumanin. Zoti Truman mori presidencën në vitin 1945 pas vdekjes së Franklin Roosevelt. Martha Kumar është eksperte e shkencave politike. Ajo thotë se zoti Truman kishte qënë nënpresident vetëm për pak muaj në atë kohë.

"Kështu që nuk dinte për shumë gjëra përfshi zhvillimin e bombës bërthamore. Kështu që kur u largua nga posti ai mendoi se do të ishte shumë e rëndësishme që kushdo që do ta zëvendësonte të kishte idenë e gjërave që ndodhnin në qeveri".

Konsultimet mes administratës që shkon dhe asaj që vjen janë shtuar në vite dhe kanë marrë një rëndësi të re pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Bush ishte tetë muaj në këtë post kur ndodhën sulmet. Vetëm rreth 30 përqind e ekipit të tij të sigurisë kombëtare ishte emëruar.

Kongresi u përgjigj duke miratuar një ligj që shpejton procesin e emërimit të zyrtarëve të sigurisë duke lejuar kandidatët të emërojnë personelin potencial qysh para ditës së zgjedhjeve.

Clay Johnson drejtoi ekipin e tranzicionit për zoti Bush në vitin 2000. Ai thotë se është e rëndësishme të vendosësh ekipin e ri të sigurisë kombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Kjo metodë nuk ishte tetë apo 12 vjetë të shkuara. Por tani jemi në luftë. Dhe e dimë se ka armiq që po përpiqen të vijnë në vend dhe të na sulmojnë".

Tranzicioni është i komplikuar për faktin se ligji amerikan kërkon që të gjitha dekumentacionet presidenciale të hiqen nga Shtëpia e Bardhë së bashku me presidentin që po largohet. Sipas traditës punonjësit e rinj hyjnë ditën e parë dhe gjejnë zyrat dhe kompjuterat bosh.

Martha Kumar thotë se ekipi i zotit Bush po bën të pamundurën për ti dhënë administratës së re informacionet e nevojshme.

"Vështirësia është se nuk mbetet asgjë. Kamionët vijnë dhe dokumentacionet zhduken. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka kopje të tyre. Kështu që ka disa gjëra që Shtëpia e Bardhë duhet ti kalojë stafit të Obamës".

Komunikimi personal është kryesori. Duke emëruar zyrtarë të lartë përpara, presidenti i zgjedhur Barak Obama u dha kohë atyre të konsultohen me zyrtarë të administratës që po largohet.

Zoti Obama ka thënë se synimi është të ketë një ekip që do të jetë gati të qeverisë sapo të marrë postin.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme për popullin amerikan të kuptojë se po mbledhim një ekip të klasës së parë dhe për ta patur të qartë se nuk kemi në plan të na merren këmbët në administratën e ardhshme. Ne do të fillojmë nga puna menjëherë".

Publiku amerikan e kupton rëndësinë që ka tranzicioni. Një anketë e re tregon se 68 përqind e amerikanëve po e ndjekin këtë proces. //iç//

XS
SM
MD
LG