Lidhje

Filmat e rinj në kinematë amerikane


Është traditë që në këtë periudhë të vitit, Hollivudi nxjerr në kinema filma për Krishtlindjet dhe festat e fundvitit me shpresën që familjet do t’i ndjekin ato. Për sa kohë personazhi i filmit me kostumin e kuq të sezonit bën skena me humor, fryma e festave vazhdon. Ky është gjithashtu sezoni kur yjet e kinemasë shkëlqejnë. Më të suksesshmit nga filmat e fundvitit do të jenë kandidatë për çmimet Oscar.

Nikolë Kidman dhe Hjuz Xhekman interpretojnë në filmin epik “Australia”. Ngjarjet e filmit vendosen në fillim në vitin 1939 në Australi. Kidman interpreton zonjën Sara Ashli, një vejushë e re që vjen nga Anglia për t’u kujdesur për fermën e burrit të saj të vdekur. Aty ajo takon fermerin Drover. Ai e ndihmon atë që të merret me bagëtitë, e shpëton fermën e saj dhe i fiton zemrën.

Kjo melodramë artistike të lë mbresa me shkëlqimin kinematografik dhe interpretimin e mrekullueshëm të dy yjeve të saj. Për fat të keq, dashuria e tyre mjegullohet nga një skenar i shpërndarë që përfshin baronë të korruptuar, politikën lokale, përgatitjen e Australisë për Luftën e Dytë Botërore dhe padrejtësinë sociale kundër aborigjenëve. Është e pashmangshme që filmi do të jetë i gjatë.

Më 20 korrik, 1944 një grup oficerësh të ushtrisë bënë një komplot për të vrarë Hitlerin. Komploti, i dubluar “Operacioni Valkyrie”, dështoi. Regjisori Bryan Singer e sjell këtë ngjarje në ekranin e madh me dramën “Valkyrie”. Filmi është më shumë befauses sesa historik dhe është vlerësuar për lojën e aktorëve, skenat dhe saktësinë historike. Tom Kruiz interpreton kolonelin Klaus von Staufenberg, arkitektin e operacionit.

Kruiz është bindës si oficeri gjerman megjithëse theksi amerikan e dëmton disi interpretimin. Megjithatë në përgjithësi filmi është i arrirë. Pyetja që shtrohet është nëse shikuesit do të duan të shikojnë një film për Hitlerin për Krishtlindje, kur filmi “Valkyrie” doli në kinema.

3.Një nga filmat që të lë më shumë mbresë është “Rasti i pazakontë i Benxhamin Butonit”. Përshtatja e rrëfenjës së vitit 1920 nga F. Skot Fitcxherald tregon historinë e një burri që lind në moshë të shkuar dhe në vend që të plaket, rinohet. Por ndërsa fytyra e tij duket më e re me kalimin e viteve, ajo tregon lodhjen e plakjes.Aktorja Keit Blanshet luan Deizin, të dashurën e Benxhaminit.

Filmi fantastiko-shkencor “Dita kur toka u ndal”, është një riprodhim i filmit me të njëjtin titull të vitit 1951. Në qendër është personazhi i interpretuar nga Kianu Rivs, një jashtëtokësor që vjen në tokë me një mesazh: racës njerëzore i ka ardhur fundi.

I xhiruar gjatë Luftës së Ftohtë, varianti origjinal pasqyronte realitetin e kohës. Për fat të keq, varianti i këtij viti e humb vlerën si pasojë e skenarit jo të mirë. Kianu Rivs është pa shprehje si korrier i hapësirës. Dhe ylli i vërtetë janë efektet speciale.

Më në fund “Përralla e Desperosë”, një film vizatimor ka në qendër një mi të guximshëm që nis një udhëtim për të gjetur dhe shpëtuar një princeshë të rrëmbyer. Despero është i vogël por i patrembur. Aktori Methju Broderik bën zërin e Desperosë. Ema Uatson interpreton princeshën. Ky film do t’i kënaqë fëmijët dhe prindërit në ditët e festave. //mm//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG