Lidhje

Prishtina kërkon lirimin e shqiptarëve të arrestuar në Preshevë


Kryetari i Parlamentit të Kosovës po i kërkon Serbisët’i lirojë 10 shqiptarët e Luginës së Preshevës të akuzuar për krime lufte.

Zoti Jakup Krasniqi e dënoi sot arrestimet dhe tha se ky veprim i Serbisë synon të provokojë Kosovësn, që ka më pak se një vit që ka fituar pavarësinë.

Policia serbe i arrestoi shqiptarët dje, pas kërkimeve në qytetin e Preshevës, që banohet kryesisht nga shqiptarët. Zyrtarët serbë thanë se të 10 të arrestuarit kanë qenë pjesëtarët ë UÇK-së dhe se kanë kryer krime gjatë luftës së Kosovës.

Ministri i Brendshëm serb tha sot se të arrestuarit përbëjnë kërcënim për sigurinë, por pranuan mundësinë e se ka patur edhe nuanca hakmarrjeje. Zyrtarët serbë thanë se arrestimet u kryen me urdhër të prokurorëve të krimeve të luftës.

XS
SM
MD
LG