Lidhje

Përkujtohet në Pakistan një vjetori i vrasjes së Benazir Bhutos


Mbi 150 mijë pakistanezë u mblodhën sot në Pakistan për të shënuar përvjetorin e parë të vrasjes së ish-kryeministres Benazir Bhuto.

Udhëheqësja karizmatike e shkolluar në Universitetin e Oksfordit në Britani, u vra një vit më parë në një sulm vetëvrasës me bombë, ndërsa po largohej nga një miting në qytetin e Ravalpindit. Përkrahësit e zonjës Bhuto u mblodhën sot për ta kujtuar atë tek varri i saj në provincën jugore të Sindit. Bashkëshorti i zonjës Bhuto, Presidenti Asif Ali Zardari tha se tiranët vërtet e vranë të shoqen, por ata nuk do të mund të vrasin kurrë qëllimin e saj për reforma demokratike në Pakistan. Sekretari i Përgjithsëm i OKB-së Ban Ki Mun tha dje se shpreson që së shpejti të ngrihet një komision hetimor për gjetjen e vrasësve të zonjës Bhuto.//mm//

XS
SM
MD
LG