Lidhje

Agjencia Amerikane e Hapsirës NASA gjatë vitit 2008


Viti 2008 do të kujtohet për misionet hapsinore, zbulimet në Mars dhe zbardhjes së të fshehtave të sistemit diellor dhe përtej. Materiali në vazhdim i hedh një veshtrim sukseseve të Agjencisë Amerikane të Hapsirës NASA gjatë 2008 si dhe të ardhmes së pasigurtë të agjencisë dhe planeve për të dërguar në Hënë njeriun.

Inxhinierët e NASA-s po shpejtojnë me projektin Constellation duke ndërtuar dhe testuar raketa dhe kapsula që do të jenë mjetet e reja kryesore për eksplorimin e hapsirës nga njeriu. Në 2010 anijet e hapsirës nuk do të përdoren më. Synimi i NASA-s, rikthimi i astronautëve në Hënë deri në 2020.

Ndërkohë, puna për përfundimin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapsirës është intensifikuar.

Në shkurt, anija Atlantis filloi të parin prej katër misioneve në stacionin hapsinor. Në 2008, riparimet dhe modifikimet dubluan kapacitetin e pjestarëve në bord. Dy laboratorë të rendësishëm u dërguan atje. Një krah solar për energjinë do të kompletojë zgjerimet kryesore vitin që vjen.

Në 2008, sondat pa njeri tërhoqen vëmendjen e publikut kur tre prej tyre përreth diellit filluan të transmetojnë informacione dhe imazhe tre dimensionale për herë të parë.

Sonda Cassini kaloi përmes unazava të Saturnit duke kthyer instrumentat e veta drejt henes së planetit për analizimin e rrymave akullnajore që shpërthejnë nga brenda saj.

Sonda Messenger u soll përqark Merkurit dy herë duke analizuar sipërfaqen e tij.

Magjepsja me Marsin u shtua me gjashtë sonda eksploruese në planetin e kuq.

Për shumë, momenti më i tërheqës erdhi kur sonda pa njeri Phoenix përfundoi udhëtimin 10 mujor duke zbritur në planetin e kuq në maj.

Sonda gërmoi në sipërfaqen e planetit dhe konfirmoi prezencën e ujit të akullt, shenjë kjo që mund të kishte patur jetë në Mars në të kaluarën.

Teleskopi Hapsinor, Hubble vazhdoi të fokusohej në galaktikat e largëta duke sjellë imazhe të galaksive që përplasen. 2008 do të kujtohet për imazhin e parë të teleskopit nga një planet jashtë sistemit tonë diellor.

Pavaresisht pasigurive buxhetore, NASA ka planifikuar tetë misione thuajse të gjitha për në stacionin hapsinor, para se flota e anijeve të dalë jashtë funksionimi. Planet afatgjata të NASA-s janë ndertimi i një baze të përhershme në hënë që një ditë mund të përdoret si bazë për fluturimet e njeriut në Mars. //ii

XS
SM
MD
LG