Lidhje

Vdes studiuesi amerikan Samuel Huntington


Vdiq në moshën 81-vjeçare Samuel Huntington, studjuesi i njohur amerikan i shkencave politike. Huntington ishte për 58 vjet me radhe profesor në Universitetin prestigjioz të Harvardit. Ai u bë i njohur për pikëpamjen e tij se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, konfliktet e dhunshme mund të lindin për shkak të diferencave kulturore dhe fetare dhe jo atyre ideologjike mes shteteve. Në vitin 1996 Huntington botoi librin "The Clash of Civilizations and the remaking of World Order ", "Përplasja e qytetërimeve dhe rikrijimi i rregullit botëror", ku ai e ndan botën në civilizime rivale, bazuar tek traditat fetare, duke shtuar se konflikti mes tyre është i paevitueshëm. //mm//

XS
SM
MD
LG