Lidhje

Këshilli i Sigurimit bën thirrje për ndalimin e dhunës në Gazë


Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës në Rripin e Gazës. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u takuan sot në Nju Jork, prë të diskutuar për dhunën që ka shkaktuar mbi 270 të vrarë mes palestinezëve.

Izraeli tha se shumica e të vrarëve janë pjesëtarë të Grupit Hamas. Anëtarët e Këshillit theksuan nevojën për qetësi të plotë, për të cilën ata thanë se do t'i hapte rrugën zgjidhjes paqësore të problemeve mes palestinezëve dhe izraelitëve.

I dërguari palestienz në Kombet e Bashkuara tha se Këshilli kërkon ndalimin e menjëhershëm të luftimeve, që do të thotë që ushtria izraelite t'i ndalë veprimet kriminale kundër palestienzëve në Gazë. ndërsa ambasadorja izraelite në OKB tha se vendi i saj po vepron për t'u vetëmbrojtur dhe se dëshiron gjetjen e zgjidhjeve paqësore të konfliktit.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert ka thënë se do të shmangen viktimat mes civilëve në Gazë dhe se objekt i sulmeve izralite është Hamasi.//mm//

XS
SM
MD
LG