Lidhje

Pakistan: 30 të vrarë nga një shpërthim me bombë


Policia në Pakistan tha se një shpërthim bombe vrau të paktën 30 njerëz dhe plagosi disa të tjerë në një zonë të tensionuar në veripërëndim të vendit.

Zyrtarët thanë sot se shpërthimi kishte si synim votuesit në një qendër votimi e vendosur në një shkollë në qytetin Buner, pranë luginës Suat

Qendrat e votimi u hapën për zgjedhjen e një vendi në Asamblenë Kombëtare.

Al-Kaida dhe kryengritësit talebanë, kanë qenë të pranishëm në veriperëndim të Pakistanit për vite të tëra, kryesisht në zonat fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin.

Lugina Suat është kthyer në një shesh beteje qëkur kleriku radikal Maulana Fazlullah ndërmorri një fushatë të dhunshme për vendosjen e ligjit islamik sharia, në këtë zonë në vitin 2007.//mm//

XS
SM
MD
LG