Lidhje

Shitjet e sezonit në SHBA, më të ultat në vite


Tregëtarët me pakicë në Shtetet e Bashkuara pritet të përballen me një valë të re mbylljesh të dyqaneve, falimentime dhe shkirje apo blerje firmash si rezultat i shitjeve të ulta gjatë sezonit të festave të dimrit.

Agjencia e lajmeve financiare Bloomberg, njofton sot se firmat Ann Taylor dhe Talbots, të specializuar për veshje janë mes rrjeteve që po planifikojnë të mbyllin ato pika shitjeje që dalin me humbje.

Sipas një analisti të tregëtisë me pakicë, gjatë 2009 pritet të mbyllen rreth 12 mijë dyqane.

Një organizatë tjetër që analizon të dhënat nga shitjet, njofton se konsumatorët kanë shpenzuar rreth 20 përqind më pak për pajisje elektronike, veshje për gra dhe bizhuteri, gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në total, shitjet kanë rënë me 8 përqind.

Një numër firmash tregëtare kanë kërkuar mbrojtje nga falimentimi për shkak të krizës globale të kreditimit.

Në një njoftim, pozitiv, firma Amazon.com që tregëton artikuj përmes internetit, njoftoi se për të ky ka qënë sezoni më i mirë i shitjeve.//rd//

XS
SM
MD
LG